Saturday, January 9, 2010




Casillas i bindur se Barcelona do të ngecë
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, thotë se Barcelona do të dështojë të përsërisë suksesin e vitit 2009.Casillas është i bindur se Barcelona do të dobësohet, veçanërisht pas fillimit jo aq të mirë të vitit e ri, kur barazoi ndaj Villarrealit në La Liga dhe u mposht nga Sevilla në Kupën e Mbretit.“Lojtarët e Barcelonës janë njerëz dhe është normale që ata të mos mund ta ruajnë të njëjtin ritëm si edhe më parë”, ka thënë Casillas.I pyetur se me kënd duhet të nënshkruajë Reali, portieri ka thënë duke u qeshur: “Kush e di? Villa, Silva, Cesc...”.
Postuar nga dardanmiftari në e shtunë, janar 09, 2010 0 Komente
Kategoria:

Ronaldinho: Dua të fitoj Skudeton dhe LK
Ronaldinho thotë se ai është duke shijuar futbollin me Milanin më shumë se sa kur ishte pjesë e Barcelonës dhe shton se dëshiron të fitojë Skudeton dhe Ligën e Kampionëve.“Dua ta fitoj Skudeton dhe Ligën e Kampionëve me Milanin. Besoj se mund të fitojmë dy trofe, Interi mund të arrihet”, ka thënë Ronaldinho.“Po ashtu dua që Pato dhe Borriello falë asistimeve të mia të bëhen golashënuesit më të mirë dhe përfundimisht të kënaqem me njerëzit të cilët më duam. Tash është momenti më i mirë në jetën time. Kënaqem më shumë se sa kur isha në Barcelona”, ka shtuar braziliani.
Postuar nga dardanmiftari në e shtunë, janar 09, 2010 0 Komente
Kategoria:


no foto
West Ham mund ta humbë Behramin
West Ham United do të duhet të luftojë për të mbajtur mesfushorin shqiptar Valon Behrami, me Lazion dhe Romën që janë duke kërkuar atë, raporton Daily Mirror.Behrami, që vlerësohet rreth 10 milionë funte, u zhvendos në Upton Park vetëm 17 muaj më herët, pikërisht nga Lazio, për një shumë prej 5 milionë funtesh dhe pavarësisht se ka pësuar një varg lëndimesh, ka shkëlqyer në Ligën Premier.Por së fundi Behrami ka kërkuar nga klubi në telashe t’i qartësojë planet për shitjen e yjeve të klubit ose mbajtjen e tyre, përfshirë edhe atë.Përveç dy ekipeve romake, për Behramin raportohet se janë të interesuara edhe klube të Ligës Premier, në mes tyre Arsenali.
Postuar nga dardanmiftari në e shtunë, janar 09, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto
Adebayor i tronditur pas sulmit ndaj kombëtares së Togos
Sulmuesi i Manchester Cityt, Emmanuel Adebayor, thotë se është në dyshime nëse kombëtarja e Togos do të vazhdojë garën në Kupën Afrikane të Kombeve, pasi autobusi i tyre u sulmua nga disa rebelë në Angola.Adebayor ka thënë se shumë prej bashkëlojtarëve të tij te kombëtarja e Togos dëshirojnë të largohen nga Kupa Afrikane me mundësinë e parë që kanë, pas sulmit gjatë të cilit janë plagosur dy lojtarë, ndërsa vozitësi i autobusit është vrarë në vend.“Mendoj se shumë lojtarë dëshirojnë të largohen, nuk mendoj se ata dëshirojnë të jenë në këtë turne tashmë, pasi ata e kanë parë vdekjen. Shumica e lojtarëve dëshirojnë të rikthehen te familjet e tyre. Askush nuk mund të flejë pas asaj që kanë parë”.“Ata kanë parë një prej bashkë-lojtarëve i cili ka plumb në trup, i cili qan, u cili humb vetëdijen dhe gjithçka. Andaj ne do të zhvillojmë një takim, çdokush do të shkojë në dhomën e vet, do të pushojë dhe pastaj do të shohim”, ka thënë Adebayor për Radio BBC.
Postuar nga dardanmiftari në e shtunë, janar 09, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto
Anderson: Nuk kam qenë mjaft i mirë me United
Mesfushori i Manchester United, Anderson thotë se ai ka dështuar të arrijë standardet e pritura te kampioni i Ligës Premier.Braziliani ka dështuar të tregohet si kërcënim nga mesfusha për golat kundërshtarë me vetëm një të shënuar në 96 paraqitje, në fitoren 3-1 ndaj Tottenham këtë sezon.“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk jam i zhgënjyer me performancën time të golave në United. Në fakt kjo më dëshpëron. Dhe një prej objektivave të mia të para është të rikthej formën që kisha në Porto, pastaj të filloj të shënoj gola të cilat vendosin ndeshjet, pasi këto janë vitale për karrierën e një lojtari”.“E di se një futbollist me aftësi të mia, i cili është mësuar të luajë rol sulmues dhe është mësuar të shënojë gola rregullisht, duhet të jetë i zhgënjyer që shënon një gol çdo gjashtë muaj. Por nuk duhet ta lejoj veten të humbas shpresat. Kam nevojë për një sërë ndeshjesh në të cilat do të luaj mirë”, ka thënë Anderson.
Postuar nga dardanmiftari në e shtunë, janar 09, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto
Vieria: Jemi më të mirë se United
Ish-kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira, i cili është rikthyer në Ligën Premier duke nënshkruar me Manchester Cityn, ka thënë se klubi i tij i ri është më i mirë se kampioni në fuqi, Manchester United.“I kam mposhtur ata më herët me Arsenalin dhe, po, besoj se këtë mund ta bëj edhe me Cityn tash, këtë sezon. Ne kemi një ekip i cili mund të luftojë për titull. Kur shikoni në lojtarët që ka klubi, besoj fuqishëm se nuk jemi jashtë garës për titull”.“Ne duhet të besojmë se mund ta bëjmë atë dhe jam i sigurt se klubi mundet. Nuk kam dyshim për këtë. Gjithmonë kam zgjedhur ekipin e duhur për të arritur sukses”, ka thënë Vieira.Francezi po ashtu ka thënë se United nuk duket i fuqishëm si në kohën kur ai luante te Arsenali.“Ata nuk duken aq të fuqishëm siç kanë qenë. Vetëm shikoni rezultatet. Ata nuk dominojnë si janë mësuar. United ka qenë një top ekip dhe shumë pikë në avantazh. Kjo nuk është rast edhe tash”, ka shtuar 33-vjeçari.
Postuar nga dardanmiftari në e shtunë, janar 09, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto
Wenger: Do të blej sulmues nëse vjen rast i mirë
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai do të blejë një lojtar të ri nëse vjen ndonjë ‘rast i mirë’.Me sulmuesin holandez Robin van Persie që është jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit në vazhdim, Wenger është duke ruajtur interesimin për një zëvendësim të mundshëm.Megjithatë, me Nicklas Bendtner që është në prag të rikthimit nga lëndimi dhe me Theo Walcott që do të rikthehet po ashtu, Wenger nuk beson se ekipi i tij është shumë i mangët në sulm.“Nëse gjej një mundësi vërtet të mirë, ne do të blejmë por, për më shumë, do të presim dhe shohim. Nëse i kemi Bendtner, [Carlos] Vela, Eduardo, [Andrey] Arshavin dhe Walcott të gatshëm, atëherë kemi një numër të mirë të sulmuesve. Mund të jemi ca të relaksuar”, ka thënë Wenger.
Postuar nga dardanmiftari në e shtunë, janar 09, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto
Ancelotti kërkon më shumë nga Cole
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është duke kërkuar më shumë nga anësori Joe Cole.Lojtari është pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe ende nuk ka arritur pajtim për vazhdimin e saj.“Ai dëshiron të qëndrojë dhe ne duam ta mbajmë atë. Ne e dimë situatën dhe jemi duke biseduar me të. Jemi të bindur se Joe dëshiron të qëndrojë. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe fansat. Fansat e pëlqejnë atë dhe mendoj se ai do të qëndrojë”.“Për Joe është një moment i rëndësishëm. Ai erdhi nga lëndimi dhe ka një qëllim të rëndësishëm të arrijë këtë sezon. Kupa Botërore do të thotë se ai duhet të luajë mirë në Chelsea. Për momentin ai ka qëndrim të mirë mental dhe është në formë të mirë”, ka thënë Ancelotti.
Postuar nga dardanmiftari në e shtunë, janar 09, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto
Nesta: Presioni është te Juve
Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, ka thënë se Juventusi po e ndjen presionin më shumë se skuadra e tij, duke qenë se Bianconerët kanë investuar në skuadër këtë sezon.“Ndoshta rekrutimet e reja kanë shtuar presionin tek ata, sepse njerëzit presin më shumë, për shkak të të gjitha parave të shpenzuara”, ka thënë italiani për Sky Italia.Nesta ka folur edhe për situatën e Rossonerëve, duke thënë se e filluan keq sezonin, mirëpo, sipas tij, rezultatet e fundit kanë dëshmuar kualitetin e Milanit.Juventusi dhe Milani takohen të dielën mbrëma në Torino për të zhvilluar ndeshjen kryesore të javës së 19-të në Serie A.
Postuar nga dardanmiftari në e shtunë, janar 09, 2010 0 Komente
Kategoria:
e premte, janar 08, 2010
no foto
Ancelotti: Nuk jemi të interesuar për Pazzinin
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka mohuar spekulimet se klubi i tij është pranë transferimit të sulmuesit të Sampdorias, Giampaolo Pazzini.“Nuk është e vërtetë... Pazzini nuk është një lojtar që na intereson neve”.“Do të qëndrojmë me të njëjtën skuadër, e kam thënë këtë disa herë. Mendoj se kemi skuadër të mirë”.“Shfaqëm një sulmues shumë të mirë në ndeshjen e fundit- Sturridge, dhe nuk kemi nevojë për lojtarë të rinj”, ka thënë Ancelotti.
Postuar nga dardanmiftari në e premte, janar 08, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto
Wolfsburg mohon të jetë në bisedime me Milanin
Kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg, ka mohuar se është në bisedime me Milanin për transferimin e sulmuesit Edin Dzeko.Mëngjesin e të premtes, mediat italiane kanë raportuar se drejtori gjeneral i Wolfsburgut, Dieter Hoenes, ka qenë në Milano për të përcjellë duelin kundër Genoas, ndërsa është spekuluar se ai është takuar me Adriano Gallianin për të diskutuar në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit boshnjak.Sipas spekulimeve, Wolfsburgu është pajtuar që ta shesë Dzekon, por vetëm për 40 milionë euro, ndërkohë që Milani dëshiron ta përfshijë edhe Klaas-Jan-Huntelaarin në këtë marrëveshjeSido që të jetë, Hoenes ka mohuar këto spekulime duke thënë se “ajo që shkruhet në mediat italiane nuk është e vërtetë”.
Postuar nga dardanmiftari në e premte, janar 08, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto

Lippi hap derën për Tonin dhe Tottin, por jo edhe për Cassanon e Del Pieron
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, ka dhënë shpresa që dyshja e Romës, Francesco Totti dhe Luca Toni mund të përfshihen në skuadrën e Italisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.Derisa ua ka hapur derën sulmuesve romakë, Lippi i ka tejkaluar lojtarët e tillë, si Antonio Cassano, Alessandro Del Piero dhe Mario Balotelli.“Jam i lumtur që Toni u kthye në Itali. Ai tash e ka mundësinë që të luajë sërish. Ai ka qenë jashtë (përfaqësueses) që nga Kupa e Konfederatave kur nuk ishte i mirë. Tash ai mund të gjejë vazhdimësi. Ka në dispozicion gjashtë muaj, dhe unë do ta përcjell”.“Sa i përket Tottit, ai asnjëherë nuk ka mashtruar në jetën e tij, ai ka qenë gjithmonë koherent dhe transparent. Ju do ta shihni se ai do të rikuperohet edhe këtë herë, ai gjithmonë e ka bërë këtë, sepse ka karakter të shkëlqyer dhe unë e dua atë si njeri dhe si lojtar”, është shprehur trajneri për Il Messaggero.Ndërkohë sa i përket treshes Balotelli, Cassano e Del Piero, Lippi ka thënë se është mësuar të ketë presion nga mediat, porse vendimi i tanishëm i tij është që ata të mbeten jashtë përfaqësueses.
Postuar nga dardanmiftari në e premte, janar 08, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto
Pep Guardiola – trajneri më i mirë për vitin 2009
Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika të Futbollit e ka zgjedhur Pep Guardiolën si trajneri më i mirë i vitit 2009.
Ky rezultat ishte edhe i pritur, pasi Guardiola këtë vit fitoi madje gjashtë trofe me Barcelonën.
Pasi fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kupën Mbretërore të Klubeve, Guardiola bindshëm, me 300 pikë, arriti edhe deri te titulli i strategut më të mirë për vitin 2009.
Guardiola është spanjolli i dytë i cili fiton këtë shpërblim që nga viti 2002, kur trajneri më i mirë ishte zgjedhur Vicente del Bosque.
I dytë në listë është gjendur Sir Alex Ferguson, derisa i treti ka qenë fituesi i dyfishtë i këtij çmimi, Jose Mourinho.
Lista trajnerëve më të mirë të vitit 2009 shpallur nga IFFHS:
1. Josep Guardiola (Barcelona) - 300 pikë2. Alex Ferguson (/Manchester Utd) - 137 pikë3. Jose Mourinho (Inter) - 66 pikë4. Alejandro Sabella (Estudiantes) - 54 pikë5. Mircea Lucescu (Shakhtar Donetsk) - 50 pikë6. Arsène Wenger (Arsenal) - 44 pikë7. Guus Hiddink (Chelsea) - 38 pikë8. Laurent Blanc (Bordeaux) - 34 pikë9. Jorge Daniel Fossatti (LDU de Quito) - 16 pikë10. Felix Magath (VfL Wolfsburg/Schalke) - 15 pikë13. Rafael Benítez (Liverpool) - 9 pikë14. Sérgio Ricardo Farias (Pohang Steelers) - 8 pikë16. Unai Emery (Valencia) - 5 pikë.
Postuar nga dardanmiftari në e premte, janar 08, 2010 0 Komente
Kategoria:
no foto
Antonini: Milani mund ta mposhtë Juven
Mbrojtësi i Milanit, Luca Antonini, është i bindur se skuadra e tij do të dalë fituese në derbin e të dielës mbrëma kundër Juventusit. “Do të jetë një ndeshje e bukur. Jemi një pikë para Juventusit dhe duhet të shkojmë atje me të njëjtin përqendrim që treguam kundër Genoas”.“Duhet t’i sigurojmë tri pikët, sepse kemi edhe një ndeshje të pazhvilluar kundër Fiorentinas. Fitorja do të na mundësojë që të shmangemi më shumë nga Juve dhe të shkojmë në ndeshjen kundër Violas me qetësi”, ka thënë Antonini për faqen zyrtare të Rossonerëve.

No comments:

Post a Comment